Tel: +355 4 2200005/6/7 contact@3powershala.com
Blv "Dëshmorët e Kombit" Tirane, Albania

FAQ

Cfarë është projekti 3PowerShala?

Projekti i Shales konsiston në një kaskade tre hidrocentralesh duke përfshire HEC Lekaj, HEC Breg Lumi dhe HEC Vajvisht, të lokalizuara në pjesën veriore te Shqipërisë dhe duke shfrytëzuar rënien nga 490 m mbi nivelin e detit deri në 175m mbi nivelin e detit.

Cila është fuqia totale e projektit?

Fuqia totale e instaluar është 83.45MW dhe energjia totale e prodhuar për të tre hidrocentralet është 321GWh. Si rezulatat, kjo sjell një rritje të prodhimit vendas të energjisë me rreth 10%.

Sa lloj hidrocentralesh përfshihen në projekt?

Në kompionimin e kaskadës përfshihen dy lloje hidrocentralesh, me derivacion dhe me digë. Dy hidrocentralet e sipërme, HEC Lekaj dhe Hec Breg Lumi, janë të skemës me derivacion me pritë të vogël, ndersa hidrocentrali i tretë, ai i Vajvishtit, është hidrocentral me digë që krijon rezervuarin me një vëllim përafërsisht 110 milione m3.

Afati i përfundimit të projektit?

Afati kohor i përfundimit të projektit është i llogaritur të jetë rreth 3 vite që nga fillimi i punimeve në kantier, dhe investimi total i parashikuar arrin rreth 85M Euro.

Cili do jetë impakti i projektit në komunitet?

Ndërtimi i linjave të reja të transmetimit, përmirësimi i sistemit rrugor ekzistues dhe krijimi i rrugëve të reja në zonën përreth, sikurse edhe rritja e ndjeshme e punësimit janë disa prej avantazheve që sjell realizimi i këtij projekti. Përvec kësaj, sigurisht duhet të përmendet edhe ndikimi i dukshem në rregullimin e prurjes, qe sjell rritjen e energjise së prodhuar nga hidrocentralet e poshtëm te kaskades së Lumit Drin. Gjithashtu parashikohet të ketë ndikimi në uljen e prurjeve maksimale, duke zvogëluar përmbytjet e mundshme në rastet e rreshjeve te dendura.