Tel: +355 4 2200005/6/7 contact@3powershala.com
Blv "Dëshmorët e Kombit" Tirane, Albania

Rreth Nesh

http://3powershala.com/wp-content/uploads/2017/12/punetori1-1060x600.jpg

Shala Hydropower

Projekti i Shales konsiston ne nje kaskade tre hidrocentralesh duke perfshire HEC Lekaj, HEC Breg Lumi dhe HEC Vajvisht, te lokalizuara ne pjesen veriore te Shqiperise dhe duke shfrytezuar renien nga 490 m mbi nivelin e detit deri ne 175m mbi nivelin e detit. Fuqia totale e instaluar eshte 83.45MW dhe energjia totale e prodhuar per te tre hidrocentralet eshte 321GWh. Si rezulatat, kjo sjell nje rritje te prodhimit vendas te energjise me rreth 10%.
Ne komponimin e kaskades perfshihen dy lloje hidrocentralesh, me derivacion dhe me dige. Dy hidrocentralet e siperme, HEC Lekaj dhe Hec Breg Lumi, jane te skemes me derivacion me prite te vogel, ndersa hidrocentrali i trete, ai i Vajvishtit, eshte hidrocentral me dige qe krijon rezervuarin me nje vellim perafersisht 110 milione m3.
Afati kohor i perfundimit te projektit eshte i llogaritur te jete rreth 3 vite qe nga fillimi i punimeve ne kantier, dhe investimi total i parashikuar arrin rreth 85M Euro.
Ndertimi i linjave te reja te transmetimit, permiresimi i sistemit rrugor ekzistues dhe krijimi i rrugeve te reja ne zonen perreth, sikurse edhe rritja e ndjeshme e punesimit jane disa prej  avantazheve qe sjell realizimi i ketij projekti. Pervec kesaj, sigurisht duhet te permendet edhe ndikimi i dukshem ne rregullimin e prurjes, qe sjell rritjen e energjise se prodhuar nga hidrocentralet e poshtem te kaskades se Lumit Drin. Gjithashtu parashikohet te kete ndikimi ne uljen e prurjeve maksimale, duke zvogeluar permbytjet e mundshme ne rastet rreshjeve te dendura.